Ushtria ruse ka marrë vendim ta zëvendësojë gjeneralin e saj të rangut më të lartë për logjistikën. Mediumi francez AFP raportoi se ky vendim u mor para një kundërofensive të paralajmëruar nga Kievi.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjenerali Alexei Kuzmenkov zëvendësoi gjeneralin Mikhail Mizintsev.
Kuzmenkov u emërua në pozitën e zv.ministrit të Mbrojtjes të Federatës Ruse, si përgjegjës për mbështetjen logjistike të Forcave të Armatosura njoftoi ministria.
Miznitev, i quajtur kasapi i Mariupolit, ka udhëhequr logjistikën ruse nga shtatori i vitit të kaluar.
Artikuj të ngjashëm