Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkarkohet zv.ministri rus i Mbrojtjes, njihej si “kasapi i Mariupolit”

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në "një post tjetër", bëri të ditur ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Bulgakov do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit të Detit ukrainas Azov, gjë që i dha atij pseudonimin "kasapi i Mariupolit".

Mariupol u pushtua nga Rusia në fund të majit pasi pjesa më e madhe e qytetit u shndërrua në gërmadha dhe mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit.

Udhëheqja ushtarake ruse nën ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu është kritikuar së fundmi në qarqe pranë Kremlinit.

Rreth dy javë më parë, ushtria e Moskës ishte tërhequr me nxitim nga rajoni lindor i Ukrainës, Kharkiv, nën presionin e kundërofensiveve ukrainase./rel