Gjiganti rus energjetik Gazprom njoftoi të shtunën se ka pezulluar furnizimin me gaz në Letoninë fqinje për shkak të shkeljes së kushteve për marrjen e këtij burimi energjie, shkruan BBC.
Rusia më herët ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën sepse refuzuan të bënin pagesa sipas rregulloreve të reja bazuar në dekretin e çresidentit Vladimir Putin, sipas të cilit shtetet duhet të hapnin llogari në një bankë ruse dhe të paguanin në rubla.
Rusia gjithashtu ka ndaluar shitjet e gazit për Shell Energy në Gjermani.
Njoftimi i Gazpromit nuk specifikoi se cilat kushte ka shkelur Letonia.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia thotë se nuk do të ndalojë furnizimet me gaz për vendet e tjera evropiane
-
Pos Danimarkës, Rusia ndal furnizimin me gaz edhe për Gjermaninë dhe Holandën
-
Rusia ndërpret furnizimin e Finlandës me gaz
-
Rusia ia ndërpret Finlandës gazin nga e shtuna
-
Rusia paralajmëron ndërprerjen e furnizimit me gaz edhe për vende të tjera