Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka paralajmëruar të mërkurën se Rusia mund ta ndërpresë furnizimin me gaz edhe për vende të tjera “jomiqësore”.
Peskov po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se Rusia po përdor furnizimet me gaz natyror si një mjet shantazhi, raportoi BBC-ja.
BE-ja akuzoi Rusinë për shantazh, pasi ky shtet vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Moska tha se kjo ishte për shkak të refuzimit të pagesës në monedhën ruse - rubla.
Peskov nuk tregoi se sa vende kanë rënë dakord të paguajnë gazin në rubla, por tha se Rusia prezantoi rregullin e ri për shkak të sanksioneve nga "vendet jomiqësore".
Ai tha se nëse konsumatorët e tjerë "refuzojnë të paguajnë sipas sistemit të ri", atëherë do të zbatohet dekreti i presidentit Vladimir Putin, sipas të cilit, furnizimi me gaz do të ndërpritet.
-
Putini bën një “prapakthehu”, lejon pagesën e gazit me valuta të huaja
-
BE-ja planifikon t’i vërë kufi çmimit të gazit rus pavarësisht kërcënimit të Putinit
-
Rusia kërcënon se nuk do të lëshojë gazin për Perëndimin deri në heqje të sanksioneve
-
Rusia ndërpret furnizimin me gaz edhe për Letoninë
-
Rusia thotë se nuk do të ndalojë furnizimet me gaz për vendet e tjera evropiane