Rusia do të ndalojë eksportin e gazit në Poloni dhe Bullgari nga e mërkura, ka thënë kompania shtetërore polake e gazit PGNiG.
PGNiG ka thënë se firma ruse e energjisë Gazprom i kishte thënë se të gjitha dërgesat e gazit në vend do të ndaleshin nga ora 8 e mëngjesit, shkruan BBC.
Gazprom e ka justifikuar pezullimin sipas rregullave të reja të shpallura muajin e kaluar nga presidenti rus Vladimir Putin, që do të thotë se vendet "jomiqësore" duhet të paguajnë për gazin në rubla.
PGNiG ka refuzuar ta bëjë këtë.
PGNiG mbështetet te Gazprom për shumicën e importeve të gazit dhe bleu 53% të importeve nga kompania ruse në tremujorin e parë të këtij viti.
Kompania polake e përshkroi pezullimin si shkelje të kontratës, duke shtuar se kompania do të ndërmarrë hapa për të rivendosur rrjedhën e gazit.
-
Hungaria do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Kremlini dënon ndalimin nga Franca të një anijeje ruse me naftë
-
Kallas u bën thirrje vendeve të Azisë Juglindore të kërkojnë alternativa ndaj naftës ruse
-
Rusia pritet t’i ndalojë eksportet e naftës në Gjermani përmes tubacionit Druzhba