Kryeqyteti i Ukrainës u shënjestrua nga dronë të shumtë gjatë një sulmi të hënën, tri ditë pas asaj që zyrtarët e kishin përshkruar si një nga sulmet më të mëdha të Rusisë ndaj Kievit që nga fillimi i luftës.
Administrata ushtarake e qytetit të Kievit ka njoftuar se më shumë se 23 dronë të prodhuar nga Irani janë zbuluar mbi hapësirën ajrore të kryeqytetit dhe të paktën 18 prej tyre u rrëzuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, sipas pamjeve të siguruara nga Ministria ruse e Mbrojtjes, luftanijet e flotës ruse të Paqësorit janë larguar nga baza e tyre për stërvitjen e përbashkët detare ruso-kineze.
Stërvitjet do të mbahen nga 21 deri më 27 dhjetor në Detin e Kinës Lindore.
Rusia po mban manovra ushtarake edhe në Bjellorusinë fqinje.
Ushtarët rusë, të cilët mbërritën në Bjellorusi si pjesë e grupimit rajonal të trupave, vazhdojnë kursin e trajnimit intensiv luftarak, ka bërë të ditur Ministria në një deklaratë.