Rusia ka thënë se ka larguar personelin e saj nga Venezuela, teksa presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro ka thënë të ketë parandaluar një puç të mundshëm.
Ambasada e Rusisë në Karakas e ka bërë këtë njoftim përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Moska pati angazhuar rreth 100 ekspertë ushtarakë në Venezuelë, tre muaj më parë, hap i cili ka zemëruar Uashingtonin, që kërkon ta largojë Maduron nga pushteti, përcjell rel.
Rusia në anën tjetër është përkrahëse e madhe e Maduros.
“Aeroplani, Il-62, që ka bartur teknikë rusë, të cilët kanë qenë në Venezuelë muajt e fundit, janë larguar drejt Moskës më 26 qershor”, është thënë në njoftimin në Facebook.
Deri më tani Rusia i ka shitur Venezuelës armë në vlerë të qindra miliona dollarëve.
Edhe
Pompeo kërkon që "rusët të largohen" nga Venezuela
Qeverisja në këtë shtet është bllokuar për muaj pasi lideri opozitar, Juan Guaido, e ka shpallur veten president të përkohshëm.
Më shumë se 50 shtete e kanë mbështetur këtë hap të Guaidos, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara.