Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia konfirmon se një oficer i lartë i marinës u vra në Mariupol

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë, Andrei Paly, ka vdekur në luftime në Mariupol. Më herët BBC ka raportuar se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë.

Vdekja e Palyt u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).

Presidenti Vladimir Putin ka folur për fushatën e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga “nazistët”. Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev tha në një postim në Telegram se “Andrei Nikolaevich zgjodhi të mbrojë atdheun si vepër të jetës së tij dhe vdiq për të ardhmen tonë paqësore”.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që shpërthyen me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt.