Fondi Rus për Investime Direkte (RFPI) ka njoftuar se në institutin “Torlak” në Beograd, ka nisur prodhimi i vaksinave për COVID-19, “Sputnik V”, shkruan të enjten “B92”.
Sipas njoftimit, vaksinat e prodhuara në Beograd do të shpërndahen për vendet e rajonit.
“RFPI dhe Instituti për Virologji ‘Torlak’ njoftojnë se ka nisur prodhimi i vaksinave ruse kundër koronavirusit ‘Sputnik V’ në Serbi”, thuhet në komunikatën që përcjellin mediat serbe.
Kësisoj, Serbia bëhet vendi i radhës kur prodhohet vaksina ruse dhe e vetmja në këtë pjesë të Evropës.
Vaksina “Sputnik V” është zhvilluar nga Instituti për kërkime epidemiologjike dhe mikrobiologjike “Gamaleya” dhe është e para që është futur në përdorim te qytetarët, ndonëse pa miratim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave tjera ndërkombëtare, kompetente për të dhënë leje.
-
Nga 4 qershori Serbia fillon prodhimin e vaksinës “Sputnik V”
-
Bosnja synon të prodhojë vaksinat ruse “Sputnik V”
-
Serbia do ta prodhojë vaksinën Sputnik V të Rusisë
-
Serbia mund të prodhojë vaksinën ruse kundër COVID-19 këtë vit
-
Pos sigurimit të “Sputnik V”, Serbia po negocion edhe për vaksinën kineze