Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga 4 qershori Serbia fillon prodhimin e vaksinës “Sputnik V”

Ministri serb i Inovacionit, Nenad Popoviq, ka njoftuar se nga 4 qershori Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën ruse kundër COVID-19 të njohur si “Sputnik V”.

Ai njoftimin e ka publikuar në Twitter.

“Ekskluzive: Prodhimi i vaksinës Sputnik në Institutin Torlak do të nisë nga 4 qershori me një ceremoni në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetëror të Serbisë dhe Rusisë. Së bashku fitojmë!” – ka shkruar Popoviq.