Qeveria e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës synon që në bashkëpunim me Fakultetin e Veterinarisë në Sarajevë, të nisë me prodhimin e vaksinave ruse anti-Covid, “Sputnik V”, ka bërë të ditur portali Klix.ba, duke u thirrur në burime.
Dekani i këtij fakulteti, Muhamed Smajloviq, nuk ka mohuar e as pohuar këtë informacion.
“Nuk kam koment, Këtë informatë duhet ta kërkoni te Qeveria e Federatës së Bosnjës. Këto gjëra nuk guxojmë t’i zbulojmë, edhe po të jetë apo jo e vërtetë”, ka thënë Smajloviq.
Bosnja është vendi më i prekur në rajon nga COVID-19.
Në rajon, tash për tash, vetëm Serbia prodhon vaksinat ruse “Sputnik V’.
Artikuj të ngjashëm