Rusia vazhdon të kërcënojë Perëndimin. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, siç raporton agjencia shtetërore ruse RIA, të martën, tha se Rusia do të marrë kundërmasa si përgjigje “të përfshirjes në rritje" të Perëndimit në luftë.
"Ne po paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytetet e tjera perëndimore", tha ai.
Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin tha se një seri sulmesh me raketa që goditën qytetet ukrainase, duke vrarë të paktën 14 persona, ishin hakmarrje për sulmet siç tha ai, në territorin rus.
Ai iu referua si territor rus Krimesë së aneksuar nga Ukraina më 2014.
Në fundjavë, ura që lidh Krimenë me Rusinë u dëmtua nga një sulm.