Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar të enjten ndaj samitit të NATO-s, duke thënë se vendimi i saj për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, tregon se aleanca dëshiron që konflikti të vazhdojë.
“Perëndimi po kryen një veprim të tmerrshëm që po e armatos Ukrainën. Perëndimi ka inkurajuar qeverinë ukrainase të përdorë forcën kundër enklavave separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore”, thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.
Rusia pretendon se njerëzit në enklavat separatiste po përballen me "gjenocid".
NATO-ja ka mbajtur të enjten në Bruksel samitin e radhës ku është diskutuar për konfliktin në Ukrainë dhe hapat e mëtutjeshëm.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar pas takimit se NATO-ja nuk ka qenë asnjëherë më unike se sa tash.
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Kushtet e Rusisë ndaj NATO-s për Ukrainën
-
NATO-ja është në konflikt me Rusinë, thotë Kremlini
-
NATO-ja zotohet ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën teksa Rusia përdor armë të reja
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit