Rusia i ka vënë disa kushte Aleancës së NATO-s për të qetësuar situatën me Ukrainën. Shteti rus ka kërkuar kufizimin e aktiviteteve ushtarake të NATOA-së dhe SHBA-së në shtetet e Evropës Lindore.
Kërkesat, të cilat me shumë gjasë nuk do të plotësohen, vijnë në ditët kur Perëndimi i është shqetësuar planeve të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Shteti i Rusisë ka mohuar këtë plan, por dëshiron që NATO-ja t’ia pamundësojë anëtarësimin e Ukrainës me qëllim që të qetësojë situatën në kufi.
Rusia ka kërkuar bisedime urgjente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me situatën në Ukrainë.
SHBA-ja është shprehur e hapur për bisedime, por ka paralajmëruar se në të tavolinë do të prezantojë shqetësimeve e veta.
Edhe
Ukraina heq dorë nga NATO-ja
“Kemi pasur dialog me Rusinë në çështjet e sigurisë evropiane për së paku 24 vjetët e fundit”, ka thënë këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.
“Kjo nganjëherë prodhon progres, ndonjëherë ngecje, por ne jemi të përgatitur për dialog”, ka shtuar ai.
Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se SHBA-ja nuk do të shkojë e vetme në këto bisedime.
“”Nuk do të ketë bisedime për sigurinë evropiane pa aleatët dhe partnerët tanë evropianë”, ka thënë Psaki.
Edhe
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini
NATO-ja ka forca në republikat baltike dhe në Poloni.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka thënë se në tavolinë janë dy draft-trakte. Ai ka thënë se nuk ka tjetër opsion sepse “gjendja e marrëdhënieve mes Rusisë dhe krejt Perëndimit është totalisht mungesë e besimit”.