Moskë, 10 dhjetor - Rusia i ka dhënë nënshtetësinë 125 000 personave nga Ukraina Lindore gjatë shtatë muajve të fundit, deklaroi ministri i Brendshëm i Rusisë.
“Më shumë se 160 000 aplikime janë pranuar nga qendrat në rajonin e Rostovit (në kufi me Ukrainën),” deklaroi Vladimir Kolokoltsev.
“Tashmë shtetësia u është dhënë 125 000 aplikantëve,” deklaroi ai, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin, do të takohet me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Paris për bisedime për paqen.
Putini në muajin prill nënshkroi një ligj për shpejtimin e procedurave për t’u dhënë nënshtetësi banorëve të rajoneve Luhansk dhe Donetsk, të shkatërruara nga lufta në Ukrainën Lindore/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve që shërbejnë në luftën në Ukrainë
-
Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit
-
Rusia lëshoi për dy ditë gjysmëmilioni pasaporta në Ukrainë
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë