Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia lëshoi për dy ditë gjysmëmilioni pasaporta në Ukrainë

Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të Ukrainës

Moskë, 02 maj (AP) - Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ka lëshuar 527,000 pasaporta ruse për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit.

Shërbimi për media i Ministrisë ka bërë këtë njoftim më 2 maj, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Më herët, Rusia ka lëshuar 650,000 pasaporta të reja në rajon, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pati marrë vendim më 2019 për të thjeshtuar dhe zgjeruar procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona.

Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi është parë si tentim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku kanë vdekur më shumë se 13,000 persona prej nisjes së luftimeve në prill të vitit 2014.

Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të Ukrainës.

Edhe Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve që shërbejnë në luftën në Ukrainë Botë Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve që shërbejnë në luftën në Ukrainë

Rusia ka ofruar mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës.

Pavarësisht të dhënave, Moska vazhdon të pretendojë se nuk është e përfshirë në çështjet e brendshme të Ukrainës.

Këto zhvillime kanë ndodhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainës në javët e fundit, meqë autoritetet ruse patën rritur prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën dhe rajonin e Krimesë, që Moska ka aneksuar nga Ukraina më 2014.

Rusia ka urdhëruar në fund të muajit të kaluar komandën e saj ushtarake që të nisë kthimin e trupave në bazat e përhershme brenda shtetit pas vendosjes së trupave në kufi me Ukrainën.

Ky shtet ka thënë se ka përfunduar me sukses “vëzhgimet e shpejta” të forcave të veta në jug dhe perëndim, afër kufirit me Ukrainën, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA.

Ky njoftim vjen pas disa javësh tensione me Perëndimin për prezencën në rritje të ushtrisë ruse afër Ukrainës.

Edhe Putini pretendon se miliona njerëz në rajonet ukrainase janë pajisur me pasaporta ruse Botë Putini pretendon se miliona njerëz në rajonet ukrainase janë pajisur me pasaporta ruse

Ende nuk është bërë e qartë nëse urdhri për lëvizje përfshin të gjitha forcat afër kufirit.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Rusia ka dërguar rreth 100,000 trupa afër kufirit.