Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia godet Kievin me dronë iranianë nga territori bjellorus

Mediat ukrainase raportuan se Kievi u sulmua sërish të martën, nga dronët iranianë, që u lëshuan nga territori i Bjellorusisë.

Siç shkruan “Ukrainska Pravda”, 10 dronë Shahed-136, goditën Kievin dhe lokacione pranë kryeqytetit, derisa nuk është bërë e ditur për dëmet apo viktimat.

Tash e dy javë, Kievi po sulmohet nga Rusia me dronë iranianë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se po punojnë që ta “fortifikojnë” qiellin ukrainas, në mënyrë që hapësira ajrore të sigurohet nga sulmet e tilla.

Dronët luftarakë u bënë temë, pasi Rusia po furnizohet nga Irani me një armatim të tillë.

Bjellorusia ndërkohë, nuk ka konfirmuar se sulmet mbi Ukrainë po nisin nga territori i saj.