Rusia dhe Bjellorusia i kanë zgjeruar stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Bjellorusi, njoftuan të dielën autoritetet ruse.
Të dy vendet shtuan armatimin, numrin e ushtarëve dhe të pajisjeve të specializuara për stërvitje, derisa udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, vizitoi një bazë ushtarake ku trupat ruse janë stacionuar.
Sipas TheGuardian, gati 1.600 trupat ruse mbërritën në qytetin Vitebsk në verilindje të Bjellorusisë.
Rusia dhe Bjellorusia i kishin paralajmëruar stërvitjet e përbashkëta ushtarake që nga tetori i 2022-s. Ata thanë se stërvitjet po kryhen vetëm për përgatitje formale, ndonëse njohësit perëndimorë të çështjeve të luftës, kanë përmendur mundësinë e inkuadrimit të Bjellorusisë në luftë.
Një armëpushim i njëanshëm rus, i shpallur për festimet e Krishtlindjes ortodokse, përfundoi të dielën, por pati luftime dhe vrasje të civilëve.
Kremlini po pretendon se brenda pak orëve i ka vrarë 600 ushtarë ukrainas në një sulm në qytetin lindor të Kramatorskut.
-
Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitje ushtarake të përbashkëta, alarmohet Perëndimi
-
Bjellorusia shton prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën
-
Gati një e treta e ushtrisë bjelloruse është vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën
-
Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë
-
Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën