Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e akuzon Perëndimin për histeri

Rusia e ka akuzuar Perëndimin për përfshirje në histeri, në lidhje me burgosjen e opozitarit Alexei Navalny. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Kremlinit që ta lirojë menjëherë opozitarin, mirëpo shteti rus ua ka tërhequr vërejtjen që të qëndrojë larg punëve të brendshme të vendit.

Në një reagim zyrtar Kremlini ka bërë të ditur se policia ka pasur të drejtën e përdorimit të forcës për të shpërndarë protestat që po mbahen kundër burgosjes së politikanit opozitar. Gjykata ruse e ka dënuar të martën Navalnyn me tre vjet e gjysmë burgim për shkeljen e lirimit me kusht. Përkrahësit e opozitarit kanë organizuar të martën mbrëma disa protesta, në të cilat u arrestuan më shumë se 1 mijë e 400 persona. Aleatët e Navalnyt kanë akuzuar policinë për përdorimin e tepruar të forcës gjatë protestave të fundjavës.