Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të hapë hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kremlinit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve të saj detare, por që kur Rusia nisi pushtimin e saj, ajo është detyruar të eksportojë me tren ose nëpërmjet porteve të saj të vogla të lumit Danub.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i OKB-së për ushqimin, David Beasley i bëri thirrje të mërkurën presidentit rus Vladimir Putin që t’i hapë portet.
"Nëse keni zemër, ju lutemi hapni këto porte", janë fjalët e Beasleyt për Putinin.