Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dhe Kina zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Kina kanë zhvilluar ushtrimet e para të përbashkëta ushtarake që kur Kremlini ka nisur pushtimin e Ukrainës, shkruan “The New York Times” të martën.

Një zyrtar amerikan i ka thënë gazetës se dy vendet po zhvillojnë ushtrime në Azinë veriore, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, po takohet me liderët e Australisë, Indisë dhe Japonisë në Tokyo.

Zyrtari i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se Rusia dhe Kina kanë dërguar bombardues në Detin e Japonisë dhe se avionët po vazhdojnë drejt Detit Lindor të Kinës.

Zyrtarët e Koresë Jugore e kanë konfirmuar se dy avionë ushtarakë kinezë dhe katër aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në zonën e tyre të mbrojtjes.

Stërvitja e përbashkët ushtarake duket të jetë një shenjë e lidhjeve të forta të mbajtura midis Kinës dhe Rusisë në mes të luftës në Ukrainë.

Edhe Kina dhe Rusia nisin ushtrime të përbashkëta ushtarake Botë Kina dhe Rusia nisin ushtrime të përbashkëta ushtarake

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën.

Lavrov ka thënë se qëllimi i Kremlinit është që të zhvillojë më tej lidhjet me Kinën, tani që Perëndimi ka marrë një "pozicion diktatori" në mes të luftës në Ukrainën.