Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar të mërkurën përmes një postimi në Twitter për anulimin e hyrjes pa viza për shumë prej mbajtësve të pasaportave diplomatike.
Sipas njoftimit, këtu përfshihen zyrtarët e BE-së, Danimarkës, Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës.
"Rusia ka hequr hyrjen pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike, si dhe procedurat e thjeshtuara të vizave për anëtarët e delegacioneve zyrtare, qeverive, parlamenteve, gjyqësorit dhe gazetarëve nga BE-ja, Danimarka, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra”, ka shkruar ministria e Jashtme ruse në një postim në Twitter.
Rusia ka nisur të hakmerret për sanksionet e vendosura ndaj saj nga shtetet e BE-së dhe SHBA-ja, si pasojë e nisjes së pushtimit të Ukrainës.