Rusia ka akuzuar Ukrainën të premten se u përpoq ta sulmonte termocentralin bërthamor të Kurskut gjatë natës në atë që e quajti një akt “terrorizmi bërthamor”, disa ditë përpara se kreu i mbikëqyrësit atomik të OKB-së të vizitojë vendin.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi akuzën, e dyta që Moska ka bërë në dy ditë., raporton agjencia “Reuters”.
Centrali bërthamor ndodhet në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, ku luftime të ashpra po zhvillohen që kur forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm më 6 gusht.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur në një deklaratë se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar tre dronë ukrainas gjatë natës në rajonin e Kurskut.
Ministria gjithashtu njoftoi se kishte penguar një përpjekje ukrainase për të kryer një sulm terrorist kundër objekteve ruse.
-
Rusia e akuzon Ukrainën për sulm ndaj një objekti bërthamor
-
Ukraina nis një ofensive të re në Kursk të Rusisë
-
Putini i nervozuar me sulmin e dyshuar ukrainas në termocentralin bërthamor, paralajmëron Evropën
-
Rusia vendos masa kundër terrorizmit në tre rajone kufitare pas sulmit të madh ukrainas
-
Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në rajonin e Kurskut