“Nord Stream”, tubacion gazi që transporton gaz nga Rusia në Evropë, do të mbyllet për mirëmbajtje të mërkurën, ndërsa inxhinierët përpiqen të servisojnë një njësi të vetme pompimi, shkruan Sky Neës të martën.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, i pyetur nëse Rusia do të garantonte rifillimin e furnizimit, tha: “Ka garanci që, përveç problemeve teknologjike të shkaktuara nga sanksionet, asgjë nuk i pengon furnizimet”.
“Vendet evropiane, Kanadaja, SHBA-ja, Britania e Madhe vendosën sanksione kundër Federatës Ruse, të cilat nuk lejojnë kryerjen e punëve normale të mirëmbajtjes dhe riparimit, si dhe nuk lejojnë regjistrimin ligjor të kthimit të komponentëve dhe montimeve në vendet e tyre të funksionimit”, shtoi Peskov.
-
Rusia kërcënon se nuk do të lëshojë gazin për Perëndimin deri në heqje të sanksioneve
-
Putin: Jam i gatshëm ta furnizoj Evropën me gaz
-
Perëndimi rrit sigurinë rreth tubacioneve pas dëmtimit të Nord Stream 2
-
Rusia do ta mbajë të mbyllur tubacionin kryesor të gazit për në BE
-
Rusia pezullon gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar