Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusët në Ukrainë, të mobilizuar me armë të vjetruara e pa municion

Rusia i ka mobilizuar disa mijëra rezervistë në vijën e frontit në Ukrainë që nga mesi i tetorit, njoftoi Inteligjenca e Britanisë së Madhe të hënën. Këta rusë, thuhet në raport, janë të mobilizuar keq, me armë të vjetruara e municione të pakta.

Sipas Inteligjencës, këtë shqetësim e kanë shprehur disa oficerë rusë duke deklaruar se disa ushtarë kanë mbërritur në front edhe pa armë.

“Imazhet tregojnë se ato pushkë që iu janë dhënë rezervistëve të mobilizuar janë kallashnikovë, të prezantuar për herë të parë në vitin 1959. Shumë prej tyre ka mundësi të jenë zor të përdorshëm. Integrimi i rezervistëve me kontratë dhe i veteranëve luftarakë në Ukrainë do të nënkuptojë se logjistikët rusë do ta ndajnë municionin për dy palët”, thuhet në raport.

Ky problem do ta komplikojë edhe më tej sistemin logjistik rus.