Pas një dimri të ftohtë dhe me borë, ardhja e pranverës me reshje shiu dhe temperatura më të buta solli baltën në fushat e betejës në Donbas.
Grigori, një ushtar ukrainas që për arsye sigurie nuk i tregohet emri i vërtetë, drejtoi me mjeshtëri një kamion në një rrugë me baltë për të dërguar ushtarë dhe municione në pozicionet e artilerisë pranë vijës së frontit të Ukrainës, shkruan CNN.
"Gjëja më e vështirë është të ngasësh përpjetë”, ka thënë ushtari 39-vjeçar ndërsa kamioni rrëshqiste rreth kthesave.
Grigori, i cili ka drejtuar Zil-131 të prodhimit sovjetik për gjashtë muaj, ka thënë se kamioni i shpëton ata çdo herë nga kushtet e rrezikshme të vozitjes. Në disa pjesë të rrugës, gjurmët e kamionëve dhe tankeve formojnë një seri vijash paralele dhjetë metra të gjera.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan ushtarët duke u ecur në llogore dhe automjete të shkatërruara të ngecura në baltë. Pas disa ditësh moti të thatë, shiu u rikthye në Donbas të dielën, veçanërisht rreth Bakhmutit, ku luftimet midis forcave ruse dhe ukrainase janë ndezur prej muajsh.
Pranë qytetit, shoferi i një tanku ukrainas T-64 thotë se modeli sovjetik nuk ka asnjë problem me baltën: “Gomat e tij janë të dizajnuara në mënyrë që me të vërtetë të ngecë rrallë”. Modelet më të reja si T-72 ose T-90 janë më të këqija, ka thënë ushtari.
Rrugët në atë pjesë të Ukrainës shpesh janë të mbuluara me melekuqe të famshme, të pasura me humus dhe shumë pjellore. Por ajo kthehet në baltë. Kushtet e tilla e vështirësojnë lëvizjen e vijave të betejës, të cilat kanë qenë relativisht të pandryshuara që nga nëntori i vitit të kaluar.
“Të dyja palët presin që kushtet e motit të përmirësohen. Sulmet e mëdha janë të pamundura ose të paktën shumë problematike. Koha është në anën e mbrojtësve”, ka thënë një ekspert sigurie.
VIDEO:
❤️??Knee-deep in mud, in cold and danger, perhaps often hungry, and all this for the sake of Ukraine, for the sake of our generation, for the sake of freedom.
— Malinda ???????????????????? (@TreasChest) March 17, 2023
??A low bow and words to our soldiers and don't forget to donate to the Armed Forces!
Channel 24 pic.twitter.com/aaStb4ZrtW
Bakhmut: Russian casualties mount but tactics evolve, our latest report from south of the city with with Ukrainian forces, camera @dcinfocus pic.twitter.com/cWrA548vdx
— Quentin Sommerville (@sommervilletv) March 17, 2023