Mijëra rumunë, për të 20-tën natë me radhë, kanë protestuar kundër qeverisë, pavarësisht shiut të furishëm.
Organizatorët thanë se 3,000 protestues janë mbledhur në Bukuresht dhe 3,000 të tjerë në qytetin e dytë më të madh, Cluj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestat fillimisht kanë nisur kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë.
Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm muajin e kaluar.
Pavarësisht protestave, Grindeanu refuzon të japë dorëheqje.