Anëtari i NATO-s, Rumania ka thënë se ka gjetur fragmente të asaj që dukej të ishte një dron në një fermë pranë lumit Danub, dhe kufirit me Ukrainën, vonë të enjten.
Rusia ka goditur objektiva në Ukrainën perëndimore dhe qendrore me sulme me raketa dhe drone, të cilat i ka kryer gjatë natës të së enjtes, raportoi The Guardian.
“Në mbrëmjen e 28 marsit 2024, fragmente që duket se vijnë nga një pajisje ajrore (dron) u identifikuan në një tokë bujqësore në Insula Mare a Brailei”, ka thënë në një deklaratë ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, së bashku me strukturat e specializuara në kuadër të Sistemit të Mbrojtjes Kombëtare, rendit publik dhe sigurisë kombëtare, po kryen hetimin e ngjarjes.
NATO-ja ka një angazhim të ndërsjellë të mbrojtjes nëse një nga anëtarët e saj sulmohet, por aleanca Atlantike dhe zyrtarët rumunë kanë thënë pas incidenteve të tilla të ngjashme në të kaluarën se nuk kanë gjetur asnjë provë për ndonjë sulm të qëllimshëm që synon Rumaninë.
LEXO EDHE:
-
Rumania gjen copa droni në territorin e saj pas sulmit rus gjatë natës në Ukrainë
-
Rumania thotë se një dron rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore
-
Rumania konfirmon, pjesë të dronit rus përfunduan në territorin rumun
-
Rumania rrëzon dronin e tretë rus, presidenti i vendit i quan shkeljet “të patolerueshme“
-
"Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit", NATO-ja i reagon Rusisë pas dronit rus në Rumani