Një gjykatë në Rumani e ka vërtetuar dënimin me 20 vjet burg, për ish-shefin e një burgu rumun të kohës së komunizmit, për rolin e tij në vdekjen e 103 të burgosurve politikë.
Gjykata e Lartë e Apelit në Rumani sot e ka hedhur poshtë ankesën e personit, Ion Ficior, 88 vjeçar, i cili pretendon se nuk ishte fajtor për vdekjet, pasi ai vetëm i kishte zbatuar urdhërat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas vendimit gjyqësor, policia e ka dërguar Ficiorin në burg.
Ky person ishte komandant i kampit të punës Pweriprave, në periudhën 1958 – 1963. Gjatë procesit gjyqësor, ish të burgosurit kanë dëshmuar për kushte të tmerrshme në burg, përfshirë rrahjet, mosdhënien e ushqimit dhe ilaçeve, regjim i ashpër i punës dhe qeli pa nxehje.
“Shumë njerëz kanë vdekur atje dhe kjo konsiderohej normale”, u tha mediave rumune ish i burgosuri, Ion Radu, i cili i kishte vuajtur 12 vjet në këtë burg, për shkak se i takonte një organizate antikomuniste.
“Ai totalisht e meriton këtë dënim, sepse ishte njeri mizor”, tha Radu për ish-shefin e burgut, Ion Ficior.
Në vitin 2016, në Rumani ishte dënuar me 20 vjet burg edhe një tjetër ish-shef i burgut, me ermin Alexandru Visinescu, për rolin e tij në vdekjen e të burgosurve në burgun, Ramnicu Sarat, në periudhën 1956 – 1963.