Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-zyrtari i Ruandës dënohet me 20 vjet burgim për gjenocid

Një ish-zyrtar i lartë i Ruandës është dënuar nga një gjykatë franceze me 20 vjet burgim, pasi u shpall fajtor për bashkëpunim në gjenocidin e kombit afrikan, raportoi France24.

Laurent Bucyibaruta është Ruandasi i rangut më të lartë që është përballur me gjyq në Francë për masakrat e vitit 1994, në të cilat rreth 800,000 Tutsi dhe Hutu vdiqën në 100 ditë të vrasjeve masive.

78-vjeçari u akuzua se kishte bindur mijëra njerëz të strehoheshin në Shkollën Teknike Murambi, duke u premtuar atyre ushqim, ujë dhe mbrojtje.

Ditë më vonë, në orët e para të 21 prillit, dhjetëra mijëra tutsi u ekzekutuan atje në një nga episodet më të përgjakshme të gjenocidit.

Gjatë gjyqit të tij, Bucyibaruta mohoi çdo përfshirje në vrasjet.

"Unë kurrë nuk kam qenë në anën e vrasësve", i tha ai gjykatës.

Avokatët e tij kishin kërkuar që gjykata të merrte vendim për ta liruar atë.

Edhe Doktori ruandez dënohet me 24 vjet burgim në Francë, për rolin e tij në gjenocidin e vitit 1994 Botë Doktori ruandez dënohet me 24 vjet burgim në Francë, për rolin e tij në gjenocidin e vitit 1994

Gjyqi përfshiu më shumë se 100 deklarata të dëshmitarëve, duke përfshirë disa nga të mbijetuarit nga Ruanda, qoftë personalisht ose me video-konferencë.

Bucyibaruta, i cili ndodhet në Francë që nga viti 1997, ka një mori problemesh shëndetësore dhe u lejua të qëndronte në arrest shtëpie gjatë gjyqit për të marrë trajtime.

Katër persona në tre raste janë dënuar tashmë në gjykatat franceze për gjenocidin: një ish-shofer hoteli u dënua me 14 vjet, një oficer ushtrie u burgos me 25 vjet dhe dy kryebashkiakë u dënuan me burgim të përjetshëm.