Një doktor ruandez është dënuar me 24 vjet burgim të mërkurën nga një gjykatë në Paris, për rolin e tij në gjenocidin në Ruanda në vitin 1994, raporton agjencia “AP”.
Sosthene Munyemana 68-vjeçar është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzit dhe ofrimin e ndihmës për përgatitje të gjenocidit.
Avokatët e tij kanë thënë se do ta apelojnë vendimin. Munyemana kurrë nuk ishte paraburgosur, dhe mbeti në liri përgjatë gjykimit. Ai nuk do të shkojë në burg edhe gjatë apelimit.
Munyemana ishte vendosur në Francës disa muaj pas gjenocidit dhe shpejt u ngritën dyshime në mesin e ruandezëve që jetojnë atje. Ai ka mohuar akuzat.
Vendimi i gjykatës vjen afro tri dekada pas gjenocidit, në të cilën më tepër se 800 mijë pjesëtarë të minoriteteve Tutsi dhe Hutus, u vranë.
Edhe
Një tjetër luftë në horizont
Muneymana 38-vjeçar në atë kohë ishte gjinekolog në Tumba, në qarkun jugor Butare.
Ai ishte akuzuar se nënshkroi në prill të vitit 1994 një “mocion përkrahje” për qeverinë e përkohshme që mbikëqyri gjenocidin.
Munyemana ishte shok i Jean Kambandas, kreut të qeverisë së atëhershme të përkohshme.
Ai pranoi se kishte marrë pjesë në patrulla gjatë natës, që kishte synim të monitoronte Tutsit, por ai tha se e bëri këtë për t’i mbrojtur popullatën lokale. Dëshmitarët thanë se e kanë parë atë në disa postblloqe të vendosura nëpër qytet ku ai mbikëqyrte operacionet, sipas prokurorëve.
Munyemana po ashtu u akuzua se kishte paraburgosur dhjetëra civilë Tutsi në zyrën e administrimit lokal që “ishte nën autoritetin e tij atëbotë”, dhe se “barte instruksione nga autoritetet te milicia lokale dhe te banorët që çonte deri te rrethimi i Tutsive”.
Prokurorët thanë se ka dëshmi që “ky grumbullim i qëllimshëm nënkuptonte shfarosje” dhe se Munyemana “nuk mund të injoronte” se ata do të vriteshin.
Munyemana arriti në shtator të vitit 1994 në Francë, ku jetoi dhe punoi derisa u pensionua së fundi. Anëtarët e komunitetit ruandez në Francë së pari u ankua kundër tij në vitin 1995.
Në vitet e fundit ndërsa marrëdhëniet me Ruandën u përmirësuan, Franca ka rritur angazhimin për të arrestuar të dyshuarit për gjenocid dhe për t’i dërguar në gjykatë.
Edhe
Thashetheme të rreme e vrasje reale – Kriza vdekjeprurëse e dezinformimit shëndetësor në Kongo
Franca gjatë ishte akuzuar se kishte “mundësuar” gjenocidin.
Është rasti i gjashtë në lidhje me gjenocidin në Ruandë që është sjellë në gjykatën në Paris, që të gjitha në dekadën e fundit.