Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Tel Aviv të dielën në një vizitë dy ditore. Rubio dhe gruaja e tij Jeanette, u pritën nga zyrtarë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.
Vizita e Rubios vjen pas një sulmi të paprecedentë nga Izraeli kundër udhëheqësve të Hamasit në një lagje luksoze të Dohas të martën. Të shtunën para se të udhëtonte për në Tel Aviv, Rubio, u tha gazetarëve se ata e as presidenti amerikan, Donald Trump nuk ishin të kënaqur me sulmin, por se kjo nuk do të ndryshojë marrëdhëniet e Amerikës me Izraelin.
Ai po ashtu deklaroi se qëllimi i vizitës së tij është që të informohen më mirë rreth planeve të izraelit për të ardhmen. Rubio do të ketë takime në Jerusalem të dielën dhe të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarë të tjerë të kabinetit izraelit.
Sulmi izraelit i së marrtës ishte i pari i tillë kundër aleatit të SHBA-së, Katarit, dhe ka vënë presion të ri në përpjekjet diplomatike për të sjellë një armëpushim në Gazën e shkatërruar nga lufta, si dhe ka tërhequr kritika ndërkombëtare.
-
Rubio: SHBA-ja dhe Izraeli po bashkëpunojnë për të parandaluar sulme në Gaza
-
Rubio takohet me Netanyahun për të diskutuar pasojat e sulmit izraelit ndaj Katarit
-
Rubio mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët rusë
-
Rubio për Serbinë: Duam ta thellojmë partneritetin strategjik, por ka disa çështje problematike
-
Kushneri shkon në Izrael për të shtyrë përpara planin e paqes për Gazën