Dhjetëra vetura janë duke bllokuar disa kryqëzime në qytetin kryesor të Birmanisë, Yangon, në atë që duket taktikë e re e përdorur nga protestuesit që po e kundërshtojnë grusht-shtetin, raporton BBC.
Kjo vjen pasi dhjetëramijëra persona janë mbledhur në qytet në atë që organizatorët shpresojnë të jetë protesta më e madhe deri më tash.
Demonstruesit janë duke kërkuar lirimin e lideres së zgjedhur Aung San Suu Kyi, pas grusht-shtetit ushtarak më 1 shkurt.
Suu Kyi dhe liderët tjerë janë arrestuar nga ushtria.
Protestat e sotme, që gati kanë bllokuar trafikun në qendër të Yangonit, vijnë një ditë pasi ndaj Suu Kyit është ngre akuza e dytë penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Lufta e harruar që po shndërrohet në apokalips
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore
-
Rebelët në Birmani në tërheqje teksa ushtria forcohet me rekrutime të detyruara
-
Grupe të armatosura nisin sulme të koordinuara në të gjithë Malin