Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta masive në Birmani pas puçit ushtarak

Qindra protestues janë mbledhur në qytetin kryesor të Birmanisë, Yangon, për të kundërshtuar grusht-shtetin e bërë gjatë kësaj jave nga forcat ushtarake të vendit.

Nën thirrjet “diktator dështo, demokraci fito”, protestuesit kundërshtuan puçin. Kjo po cilësohet si protesta më e madhe kohëve të fundit, shkruan BBC.

Protestuesit bënë thirrje për lirimin e udhëheqëses, Aung San Suu Kuyi, dhe shumë të arrestuarve të tjerë.

Forcat ushtarake të vendit kanë bllokuar qasjen në rrjetet sociale. Një nga mediume vendore ka njoftuar se ushtria kishte dhënë urdhër që të bllokohet Tëitteri, Instagrami dhe Facebooku.

Aung San Suu Kyi është arrestuar të hënën, nën akuzën për përdorim të pajisjeve të komunikimit si radio dore.