Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrjedhin dokumente top sekrete, Irani kërkon krijimin e “gjykatave të lëvizshme”

Dokumente "top sekrete" të siguruara nga BBC-ja tregojnë se si qeveria e Iranit po përpiqet të godasë gratë që nuk mbajnë hixhab.

Dy dokumente nga prilli dhe maji zbuluan gjyqësori mund të krijojë “gjykata të lëvizshme” në vende publike, si qendra tregtare, për të ndëshkuar shkeljet e kodit të veshjes.

Ato tregojnë edhe se nxënëset mund të përballen me veprim nga Ministria e Edukimit dhe se tw famshmet mund të burgosen deri në 10 vjet për “promovim të korrupsionit”.

Një gazetë që ka publikuar një pjesë nga këto dokumente, është paditur për publikim të dokumenteve të klasifikuara, raportoi BBC. 

Në Iran vitin e kaluar shpërthyen protesta masive mbarëkombëtare pas vdekjes së Mahsa Aminit në mbajtje të policisë së moralit. Ajo u zu nga policia dhe thuhet se u rrah për shkak se nuk po e mbante si duhet shaminë në kokë.

Disa prej pikave në dokumente:

Edhe Rritet dënimi për gratë në Iran që vishen “në mënyrë të papërshtatshme” Botë Rritet dënimi për gratë në Iran që vishen “në mënyrë të papërshtatshme”

Policia duhet të “përgatis dokumentacionin e nevojshëm karshi nxënëseve që janë pa shami” ashtu që të merren veprime të tjera përmes ministrisë

Të famshmet, influencueset dhe blogeret që nuk mbulojnë flokët, ose “inkurajojnë heqjen e shamisë” në rrjete sociale, duhet të përballen me veprën e “promovimit të korrupsionit”, i dënueshëm deri me 10 vjet. Policët mund të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të sekuestrojnë kompjuterët e telefonat

Policët mund të mbyllin pa pasur leje dyqanet apo bizneset që nuk zbatojnë rregullat e hixhabit, dhe konsumatorëve që shkelin rregullat nuk duhet tu shërbehet, të përzihen ose të dorëzohen te drejtësia, etj.