Japonia së fundmi po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.
Mediat e huaja bëjnë me dije se administratat lokale në Japoni po kërkojnë zgjidhje për të rritur kapacitetet e shtretërve që janë pakësuar në spitale pas rasteve në rritje.
Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies ka mobilizuar qytetet me thirrjen për të formuar qendra të përkohshme të trajtimit në bazë lokale.
Administratat lokale po aplikojnë formula të ndryshme për të rritur kapacitetet e shtretërve në rajonet e tyre.
Në kuadër të kësaj në të paktën 25 prej 47 rajoneve, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio janë ngritur qendra të përkohshme që do të sigurojnë mundësi trajtimi dhe strehimi për të prekurit me COVID-19.
-
Japonia po shton numrin e shtretërve për pacientët me COVID-19 si përgatitje për valën e re
-
Japonia planifikon ta fillojë trajtimin e COVID-19 si një grip të zakonshëm
-
Japonia regjistron vdekje rekord nga COVID-19 të mërkurën
-
Japonia në alarm për të dehurit që po vdesin në trafik pasi po i zë gjumi
-
Nis trendi rritës i shtrimeve në spital nga COVID-19