Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet vala e protestave në Iran, shtrihet në disa qytete

Demonstrat anti-qeveritare që filluan të enjten në Iran, u përhapën në disa qytete të mëdha.

Numër i madh protestuesish raportohet se dolën në Rasht, në veri dhe në Kermanshah, në perëndim. Protesta më të vogla u shfaqën edhe në Isfahan, Hamadan dhe disa qytete të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestat filluan kundër rritjes së çmimeve, por kanë shpërthyer në një valë demonstrimi të përgjithshme, kundër sundimit klerik dhe politikave qeveritare, transmeton tch.

Një numër i vogël njerëzish janë arrestuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Të premten, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet, demonstratat u përhapën më tej në disa nga qytetet më të mëdha të vendit.

Ata përfaqësojnë shprehjen më serioze dhe më të përhapur të pakënaqësisë publike në Iran, që prej protestave masive në 2009 që pasuan një zgjedhje të diskutueshme, thonë korrespondentët.