Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet rrezatimi radioaktiv në zonën rreth Chernobylit

Agjencia rregullatore e energjisë bërthamore e Ukrainës thotë se nivele më të larta se zakonisht të rrezatimit gama, janë zbuluar në zonën pranë centralit bërthamor të çmontuar të Chernobylit, pasi ai u kap nga ushtria ruse.

Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor ka bërë të ditur të të premten se nivele më të larta të rrezatimit gama janë zbuluar në zonën e centralit bërthamor, por nuk ka dhënë detaje të rritjes, raporton AP.

Ai ia atribuoi ngritjen një "çrregullimi të shtresës së sipërme të tokës për shkak të lëvizjes së një sasie të madhe të pajisjeve të rënda ushtarake përmes zonës së përjashtimit dhe lëshimit të pluhurit radioaktiv të kontaminuar në ajër".

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia mori uzinën dhe zonën përreth tij, pas një beteje të ashpër të enjten.

Fatkeqësia e vitit 1986 ndodhi kur një reaktor bërthamor në centralin 130 kilometra në veri të Kievit shpërtheu, duke dërguar një re radioaktive në të gjithë Evropën. Reaktori i dëmtuar më vonë u mbulua nga një guaskë mbrojtëse për të parandaluar rrjedhjet.