OKB-ja ka ngrehur alarm për rrezatimin në Chernobyl.
Kreu i agjencisë atomike të OKB-së ka thënë se nivelet e rrezatimit në ish-stacionin bërthamor të Chernobylit janë jashtë normales.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, u tha gazetarëve se pushtimi e kësaj zone nga Rusia tash e disa javë është “shumë, shumë i rrezikshëm”, shkruan AFP.
Termocentrali bërthamor i Chernobylit është marrë nën kontroll nga forcat ruse.
Shpërthimi i reaktorit të Chernobylit më 26 prill të vitit 1986 ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në botën e gjallë. Mijëra njerëz kanë vdekur nga ky shpërthim, ndërsa ndotja ka bërë që mijëra të tjerë të preken nga kanceri dhe sëmundjet e tjera.
-
Ukraina nuk ka informata se çfarë po ndodhë në Chernobyl
-
Rritet rrezatimi radioaktiv në zonën rreth Chernobylit
-
39 vjet nga katastrofa që nuk shuhet: Çernobili si kërcënim i njerëzimit
-
Zelensky ngreh alarmin: Rusia po sulmon në Chernobyl
-
Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias