Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet çmimi i naftës pas kërcënimit të Trumpit për bllokim të Hormuzit

Nafta

Foto: Driton Paçarada

Çmimet e naftës janë rritur përsëri mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi bllokimin e porteve iraniane pas dështimit të bisedimeve të paqes.

Nafta e papërpunuar Brent, është rritur me 7% në 102.30 dollarë.

Kostoja e një fuçie nafte kishte rënë shumë nën 100 dollarë të mërkurën e kaluar, pasi SHBA-ja dhe Irani arritën një marrëveshje armëpushimi me kusht dyjavor që përfshinte hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e rëndësishme transporti për furnizimet globale me naftë dhe gaz.

Megjithatë, dështimi i negociatave ka ngritur shqetësime se kriza globale e energjisë do të thellohet.

Ngushtica, përmes së cilës kalojnë një e pesta e dërgesave të energjisë në botë, është bërë një pikë e nxehtë e konfliktit pasi Irani u hakmor kundër sulmeve SHBA-Izrael duke kërcënuar të sulmojë anijet që përpiqen të përdorin rrugën ujore.

Dërgesat kanë qenë kryesisht të ndaluara që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin më 28 shkurt, duke çuar në rritjen e çmimeve të energjisë në të gjithë botën dhe duke rritur kostot për konsumatorët, në veçanti duke e bërë benzinën dhe naftën më të shtrenjta.

Edhe Ngërçi SHBA-Iran rrit çmimet e naftës ndërsa mbyllja e Hormuzit vazhdon Botë 2 muaj më parë Ngërçi SHBA-Iran rrit çmimet e naftës ndërsa mbyllja e Hormuzit vazhdon

Megjithatë, Irani ka vazhduar të eksportojë naftë.

Windward, firma e inteligjencës detare, ka thënë se që nga 1 marsi, më shumë se 58 milionë fuçi naftë janë larguar nga Ishulli Kharg, dalja kryesore e Iranit për eksportet e naftës bruto. Sipas saj, më shumë se 90% e këtyre janë drejtuar drejt Kinës.

Lexo përditësimet tjera
Ngushtica e Hormuzit

SHBA-ja vendos bllokadë ndaj porteve iraniane, ndalet trafiku në Hormuz

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se do të fillojë një bllokadë ndaj të gjitha porteve...