Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjatëve në Ishullin Lesbos të Greqisë, teksa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Ditët e fundit, shumë emigrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia.
Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.
Por, të shtunën, presidenti turk urdhëroi rojën bregdetare të mos lejojë kalimin e emigrantëve nëpër Detin Egje.
Javën e kaluar Turqia ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Evropë. Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdogan për shfrytëzim të emigrantëve për qëllime politike
-
BE-ja ndihmon Greqinë në krizën me refugjatët nga Turqia
-
Kriza e refugjatëve në Greqi, përshkallëzon situata
-
Grekët kundër shndërrimit të ishujve në strehimore për refugjatë
-
Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen
-
Greqia nën flakë të reja, lëshohen urdhra për evakuime