Banorët e ishujve grekë përgjatë Detit Egje, kanë nxitur autoritetet që t’i mbyllin kampet e stërmbushura, të cilat strehojnë azilkërkues.
Me qindra banorë të ishujve Lesbos dhe Samos kanë mbajtur një protestë të qetë para Ministrisë së Jashtme të Greqisë në Athinë, duke bartur pankarte me slogane kundër krijimit të qendrave të reja të ndalimit të imigrantëve, transmeton KTV.
Kriza me imigrantë është rënduar dukshëm javëve të fundit, duke gjeneruar protesta të banorëve dhe të imigrantëve shkaku i kushteve të rënda në kampe.
Qeveria planifikon t’i mbyllë kampet që ndodhen në ishuj, për t’i zhvendosur refugjatët në zona të tjera brenda vendit, teksa ata që nuk i përmbushin kushtet e azilit të kthehen në Turqi apo në vendet e prejardhjes.
Kampi “Moria” në Lesbos, që kishte kapacitet për pranimin e 2 mijë personave, strehon aktualisht 19 mijë refugjatë.
-
Protesta në Greqi ndaj kampeve të stërmbushura me emigrantë
-
Gjermani: Mijëra protestues në mbështetje të migrantëve në Greqi
-
Zjarri shkrumbon kampin e stërngarkuar të refugjatëve në Greqi
-
Rriten tensionet në Greqi, përfshihet nga flakët kampi i refugjatëve
-
Kriza e refugjatëve në Greqi, përshkallëzon situata