Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet një helikopter rus, s’dihet për fatin e tetë personave në ekuipazh

Një helikopter rus është rrëzuar në det, në Svalbard të Norvegjisë në Arktik, njoftuan shërbimet norvegjeze të shpëtimit.

Ende nuk ka informata për fatin e stafit prej tetë personash në helikopter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Helikopteri i tipit MIL MI-8 i cili ishte nisur për në Barentsburg, një kompleks minierash ruse në arkipelag, u rrëzua dy ose tre kilometra përpara se të arrinte destinacionin e vet, thanë shërbimet e shpëtimit.

“Ne dimë vetëm se helikopteri është rrëzuar në det. Nuk e dimë nëse kjo ishte një ulje e kontrolluar”, tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente.

Një helikopter norvegjez dhe anije shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes, por nuk ka asnjë shenjë të helikopterit, tha zëdhënësi.

Tore Hongset, kreu i operacionit të koordinimit të shpëtimit, tha për televizionin norvegjez se ata po kërkojnë në vazhdimësi por “ka shumë valë në det, edhe pse nuk ka erë”.

“Ne jemi në kërkim të helikopterit”, ka thënë Hongset.