Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet një helikopter në Rusi, 6 të vdekur

Moskë , 11 prill – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit që ndodhi në Lindjen e Largët të Rusisë, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Helikopteri MI-8 u rrëzua pranë aeroportit në Khabarovsk.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se aksidenti ka ndodhur gjatë stërvitjes së rregullt dhe se helikopteri privat ra në pistë dhe u përfshi nga zjarri.

Në aksident humbën jetën gjashtë persona që ndodheshin në helikopter, kurse sipas informacioneve paraprake asnjë nga kalimtarët në rrugë nuk ka pësuar.

Hetimet në lidhje me shkakun e fatkeqësisë janë në vazhdim.