Një helikopter i turistëve me 16 persona është rrëzuar në liqenin Kuril në gadishullin rus Kamchatka, bën të ditur BBC.
Sipas mediumeve ruse, tetë nga pasagjerët janë nxjerrë të gjallë, ndërsa po kërkohen edhe pasagjerët tjerë.
13 turistë, përfshirë një fëmijë dhe tre anëtarë të stafit ishin në ekuipazh, kur helikopteri Mi-8 është rrëzuar dhe fundosur në liqenin Kuril.
Forcat e kërkim-shpëtimit janë dërguar për të kërkuar në zonën për të mbijetuarit tjerë.
Helikopteri që i takon kompanisë Vityaz-Aero ende gjendet në thellësi 100 metra në liqen.
Sipas informatave fillestare, helikopteri ishte duke shkuar nga fshati Nikolayevka për në vullkanin Khodutka, kur është rrëzuar në liqenin Kuril.
Edhe
Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur
Në helikopterë ishin turistë nga Moska e St. Petersburgu.
Në korrik, 28 persona vdiqën pasi u rrëzua një aeroplan në Kamchatka.