Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet avioni ukrainas në jug të vendit, raportohet për viktima

Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës dhe ka viktima, thanë autoritetet lokale të premten, raporton BBC.

Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, bëri të ditur administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhias.

Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.