Së paku një person është vrarë dhe 28 të tjerë janë lënduar, pas sulmeve ruse në Zaporizhzhia të Ukrainës.
Nga të plagosurit, tetë persona janë hospitalizuar, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, njoftuan shërbimet shëndetësore.
Guvernatori rajonal, Ivan Federov, ka thënë se mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Sulme gjatë natës po ashtu pati edhe në rajonin e Dnipropetrovskit. Seria e fundit e sulmeve gjatë natës në Zaporizhzhia vjen dy ditë pasi Kievi pësoi sulmin e dytë më të madh ajror rus të luftës deri më tani.
Pjesë të Dnipropetrovskut dhe Pavlohradit, në lindjen qendrore të Ukrainës, janë goditur gjithashtu.
Infrastruktura është dëmtuar, megjithëse nuk është raportuar për të vdekur ose të lënduar.
Guvernatori i Dnipros, Serhiy Lysak, tha se 18 raketa u shkatërruan.
-
Mbi 60 mijë ukrainas mbesin pa energji elektrike nga sulmet ruse
-
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë
-
12 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhzhia, mes tyre tre fëmijë
-
Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë