Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet aeroplani me marinsa amerikanë, tre të zhdukur

Një aeroplan ushtarak amerikan është rrëzuar sot në bregun lindor të Australisë, me ç’rast tre persona konsiderohen të zhdukur.

Një zyrtar i paemëruar ushtarak amerikan tha për Fox News se kanë shpëtuar 23 nga 26 ushtarë, të cilin ndodheshin në fluturake, transmeton KP.

Ndërkohë kanë nisur kërkimet edhe për tre personat e zhdukur në bregun e Shoalwater Bay, në shtetin e Queensland.