Një aeroplan me 49 pasagjerë në Tanzani është rrëzuar në liqenin Victoria, afër qytetit veriperëndimor të Bukobas, raporton BBC.
Raportohet se mbi 20 nga 49 pasagjerë sa ishin në aeroplanë, janë shpëtuar. Mirëpo, shifrat nuk janë ende zyrtare.
Në foto shihet aeroplani gatisa i fundosur, ndërsa është rrethuar nga forcat e kërkim-shpëtimit dhe varkat e peshkimit.
Aeroporti i Bukobas gjendet shumë afër liqenit Victoria, që është liqeni më i madh në Afrikë.
Aeroplani i Precision Air po udhëtonte nga Dar es Saalami për në Bukoba.
Artikuj të ngjashëm
-
Peshkatari në Tanzani u shpall hero pasi ndihmoi të nxirreshin pasagjerët nga aeroplani që u rrëzua
-
15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani pasagjerësh në Kolumbi
-
Vdesin dhjetë turistë hungarezë dhe gjermanë nga rrëzimi i një avioni në Kenia
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
18 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Sudanin jugor