Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Rreth botës” me sfidën e globit përballë pandemisë

Emisioni, i cili iu shpie rreth globit me përmbledhjen e ngjarjeve kryesore vjen në transmetim çdo të hënë nga ora 21:10 në Kohavision.

Edhe edicioni i së hënës do të sjellë një përmbledhje të zhvillimeve në vende të ndryshme të botës të ballafaqimit me COVID-19.

Nuk do të mungojë edhe një raport special lidhur me gjendjen dhe zhvillimet në Liban pas shpërthimit, i cili goditi këtë vend, i cili edhe ashtu po ballafaqohej me situatë delikate qoftë në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Informacionin e përmbledhur nga i gjithë globi mund ta merrni drejt e shpejt më së miri në “Rreth botës”.